Për herë të parë në Kanada/ Një indigjen si guvernator i përgjithshëm

06/07/2021 21:10

Kryeministri kanadez, Justin Truedau e ka emëruar Mary Simonin si guvernatore të përgjithshme, personin e parë indigjen që mban këtë post.

Ish-diplomatja dhe mbrojtësja e të drejtave Inuit do të përfaqësojë kreun e shtetit të Kanadasë, Mbretëreshën Elizabeth II-të.

Njoftimi vjen gati gjashtë muaj pasi ish-guvernatorja e përgjithshme, Julie Payette dha dorëheqjen mes akuzave për ngacmim,sipas  bbc.

Emërimi i Simonin pason pas zbulimit të varreve pa emra në konviktet e nxënësve indigjen. Këto shkolla me konvikte të financuara nga qeveria ishin pjesë e politikës për të provuar asimilimin e fëmijëve autoktonë dhe zhdukjen e kulturës dhe gjuhës indigjene.

Top Channel