Ndërtesa e shembur në Miami/ Shkon në 32 numri i viktimave pas kërkimeve nga ekipet

06/07/2021 22:21

Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese në Miami ka shkuar në 32 pas kërkimeve intensive nga ekipet e shpëtimit.

Ndërsa operacioni i kërkimit vijon, sot u gjetën edhe katër trupa të tjerë të pajetë. Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Bashkisë së Miami,  Daniella Levine Cava gjatë një konference për mediat.

Ndërkohë, 113 banorë mbeten të humbur, por vetëm 70 prej tyre është e sigurt që ndodheshin në godinë kur ajo u shemb mëngjesin e 24 qershorit.

Ndërsa ditët kalojnë, shpresa për të gjetur njerëz të gjallë nën gërmadha humbet.

Top Channel