
26/09 22:42
90% e të infektuarve me COVID në Portugali janë me variantin Delta.
Në këtë përfundim kanë dalë autoritetet shëndetësore në vend, ndërsa kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa u ka bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër koronavirusit.
Një rritje e madhe është raportuan në ishujt Atlantik, Madeira dhe Azore gjithashtu edhe në Portugalinë veriore.
Ky shtim i rasteve erdhi si pasojë e hapjes së kufijve që solli edhe rritjen e numrit të turistëve.
“Ne nuk mund të relaksohemi, qytetarët duhet të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masat”, ka thënë Costa.
Ndonëse 38% e popullsisë është e vaksinuar, variantet e reja po prekin kryesisht të rinjtë e pa vaksinuar.
Top Channel