Në studion e Top Talk kreu i bashksië Tiranë Erion Veliaj foli mbi vendimin e gjykatës Kushtuese për Teatrin Kombëtar.

Ndërsa opozita këtë vendim e cilësoi si humbje të Veliaj , është shprehur publikisht se qeveria dhe Veliaj dështoi dhe madje ky i fundit duhet arrestuar nga SPAK.

Veliaj: Opozita është një teatër më vete, vërtet s’kemi pas teatrit po Lulzim Basha na ka dhuruar një teatër shumë ngazëllyes, fushata ishte një gallatë e pafundme, mezi po prisja të mbaronte , nuk po mbaronin gafat dhe memet, dhe kjo është pjesë atij e atij teatri. Për të mbajtur vëmendjen larg , dielli nuk mbulohet me shosh, kjo parti s’ka asgjë për të thënë që Sali Berisha që është pronari i vërtetë i partisë që është persona non gratta dhe është gati të merret me çdo temë, ti bashkëngjitet cdo hajvani që merr mikrofonin dhe i thotë do pushtojmë ambasadën amerikane, Soreca është agjenturë e bashkisë , këta nuk udhëheqin këta ndjekin, ose nëse Luli udhëheq , udhëheq nga prapa. Liderët udhëheqin para nuk u bashkangjiten kauzave të mitomanëve .

Prandaj Basha nuk është lider ai vetëm ndjek kauzat e kllounëve të veta. Për sa kohë që pronari i vërtetë është persona non gratta dhe kjo parti nuk ka folur për një vendim të shumë të rëndësishëm, dhe unë vetë nuk kisha folur se nuk merrem me humbësin, kalit të ngordhur nuk i gjuhet , por ky kalë i ngordhur në shtëpinë e PD nuk mund të injorohet dhe për këtë s’kanë asnjë fjalë. Unë PD e kam mundur , më hanë duart për punë të bukura, kam fituar 12 gjyqe ndaj tyre, punë është më e fortë se dhuna.

Top Channel