Sot SHBA feston ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776.
Të premten u mbajt edhe ceremonia e Ditës së Pavarësisë së SHBA në Tiranë, ku ambasadorja, Yuri Kim, zhvilloi një festë ku morën pjesë krerët e lartë të shtetit.
Ambasada e SHBA pak më parë ka postuar disa foto nga ceremonia teksa shkruan “patëm kënaqësinë të festonim Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me miq këtë javë”.
Në foto shihen ambasadorët e vendeve të tjera në Shqipëri, si dhe presidenti Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, kreu i PD, Lulzim Basha, kreu i KQZ, Ilirjn Celibashi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Gazment Bardhi, Elisa Spiropali dhe aktorë të tjerë të politikës.
“Sot, ne festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ne patëm kënaqësinë të festonim Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me miq këtë javë. Në vitin e ardhshëm, ne mirëpresim të çojmë akoma më përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”, thuhet në postimin e Ambasadës.
Top Channel