Një aksident automobilistik është shënuar në rrugën kryesore të qytetit të Fierit, në lagjen ‘Konferenca e Pezës”, pranë shkollës artistike ‘Jakov Xoxa”.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën, duke u shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia rrugore, e cila ka orientuar edhe trafikun e lëvizjen e automjeteve për të mos bllokuar rrugën.

Ambulanca ka marrë dy persona të cilët kanë mbetur të lënduar në këtë aksident, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel