Rrëzimi i herësit s’prek zgjedhjet/ Kreu i KQZ: Ndarja e mandateve të 25 prillit, është e pakthyeshme

03/07/2021 19:36

Gjykata Kushtetuese  rrëzoi herësin brenda listës duke i hapur  100 përqind. 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka shpërndarë 140 mandatet që u fituan  me formulën që është shpallur si antikushtetuese. Por a ndikon kjo vendimmarje mandatet e deputetëve të dalë nga 25 Prilli?

Celibashi: Tani nuk e themi dot sepse ne nuk e kemi arsyetimin e vendimit dhe ajo çka është më kryesorja, ky vendim nuk ka hyrë në fuqi. Në momentin kur ky vendim do të jetë i arsyetuar dhe do të jetë në fuqi do të bëjmë një interpretim të këtij akti. Hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk e dimë se si do të afektojë në vendimmarrjet përkatëse.

Rezultati përfundimtar i 25 Prillit nuk është zyrtarizuar ende nga Komisioni Rregullator pasi koalicioni i udhëhequr nga Kujtim Gjuzi e ankimoi shpërndarjen e mandateve sipas qarqeve ne Kolegj Zgjedhor. Vendimmarrje e cila mban ende te hapur çështje e mandateve parlamentare, sidomos pas vendimit të Kushtetueses.

Celibashi: Nëse kolegji nuk vendos ndryshe, vendimi i Komisionerit për shpërndarjen e mandateve dhe deklarimin e numrin e votave të çdo subjekti zgjedhor është i pakthyeshëm si vendim. Është vendim përfundimtar.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pak ditë më parë   pragun brenda listës duke mundësuar renditjen e thjeshtë të kandidatëve për deputet nga ai që merr më shumë vota  deri tek ai më pak i pëlqyer. Vendimi u përshëndet nga partitë e vogla, ndërsa paritë e mëdha heshtën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA