Përfshihet nga flakët një nga rafineritë më të mëdha në Indi, zjarri nisi pas një pas një shpërthimi të fortë Rrëshqitje të frikshme toke në Japoni kanë shkaktuar dy të vdekur e 20 të zhdukur në një qytezë të vendit, ku dhjetëra shtëpi janë varrosur nga dheu e balta.
Videot shokuese tregojnë sesi vërshimi i dhunshëm i ujrave merr përpara pa mëshirë çdo gjë që gjen rrugës në Atami. Shirat e rrëmbyer kishin vazhduar prej ditësh, duke u bërë shkaktare të katastrofës.
Zëdhënësi i prefekturës Shizuoka tha se një faqe e tërë kodre ishte shembur e rrëshqitja e dheut kishte përfshirë qytezën. Zyrtarët druhen se bilanci i jetëve të humbura mund të jetë shumë më i lartë se ai zyrtar.
Një prej banorëve rrëfeu se kishin dëgjuar një zhurmë të tmerrshme. Ai tregoi sesi në momentin që pa lumin e baltës të vërshonte drejt shtëpive, kishte vrapuar të ngjitej në një vend më të lartë.
“Kur ktheva kokën pas, çdo gjë, shtëpi e makinat që ishin përpara tempullit, qenë zhdukur”, u shpreh burri.
Frika se mund të ketë dhe rrëshqitje të tjera toke ka shtyrë autoritetet të kërkojnë evakuimin e një zone tjetër aty pranë. Në operacionet e kërkim-shpëtimit, do të angazhohet në krah të policisë dhe zjarrfikësve, edhe ushtria. Mësohet se në Atami kishin rënë pa reshtur 313 milimetra shi brenda brenda 48 orësh.
Top Channel