Horror në Japoni/ Rrëshqitjet e tokës varrosin shtëpi e makina, zhduken 20 persona

03/07/2021 16:28

Rrëshqitje të frikshme toke në Japoni kanë shkaktuar dy të vdekur e 20 të zhdukur në një qytezë të vendit, ku dhjetëra shtëpi janë varrosur nga dheu e balta.

Videot shokuese tregojnë sesi vërshimi i dhunshëm i ujrave merr përpara pa mëshirë çdo gjë që gjen rrugës në Atami. Shirat e rrëmbyer kishin vazhduar prej ditësh, duke u bërë shkaktare të katastrofës.

Zëdhënësi i prefekturës Shizuoka tha se një faqe e tërë kodre ishte shembur e rrëshqitja e dheut kishte përfshirë qytezën. Zyrtarët druhen se bilanci i jetëve të humbura mund të jetë shumë më i lartë se ai zyrtar.

Një prej banorëve rrëfeu se kishin dëgjuar një zhurmë të tmerrshme. Ai tregoi sesi në momentin që pa lumin e baltës të vërshonte drejt shtëpive, kishte vrapuar të ngjitej në një vend më të lartë.

Kur ktheva kokën pas, çdo gjë, shtëpi e makinat që ishin përpara tempullit, qenë zhdukur”, u shpreh burri.

Frika se mund të ketë dhe rrëshqitje të tjera toke ka shtyrë autoritetet të kërkojnë evakuimin e një zone tjetër aty pranë. Në operacionet e kërkim-shpëtimit, do të angazhohet në krah të policisë dhe zjarrfikësve, edhe ushtria. Mësohet se në Atami kishin rënë pa reshtur 313 milimetra shi brenda brenda 48 orësh.

FOTO GALERI
12/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA