(EMRAT) Nën efektin e alkoolit qëlloi me çifte motrën në Vlorë, policia rrethon fshatin, në kërkim të 60-vjeçarit

02/07/2021 18:26

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Bishan të Vlorës.

60 vjecari Seit Danaj, në gjendje të dehur, pasi ka debatuar me motrën e tij për motive të dobëta, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar dy herë në këmbë, Bukuroshe Hoxhan.

66 vjeçarja është dërguar menjëherë në ambientet e spitalit të Vlorës ku dhe po merr mjekim dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në banesën e motrës së autorit, rreth orës 16:25 të kësaj të premte, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti, që çuan 60-vjeçarin në marrjen e një akti të tillë.

Ndërkohë që, policia ka rrethuar zonën në afërsi të fshatit Bishan. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa për kapjen e tij po operojnë forcat e FNSH, policia e Vlorës, si dhe kryhen kontrolle me dron.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA