Kavajë- Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se a detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.
Pas kësaj, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ai akuzohet për katër veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.
“K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.
Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, njoftoi policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel