Wally Funk, një pilote 82-vjeçare, do të fluturojë me themeluesin e Amazon-it, Jeff Bezos, në hapësirë.
Fluturimi do të jetë i pari i njerëzve, i realizuar nga kompania e tij e hapësirës, Blue Origin.
Funk do t’i bashkohet Bezos, vëllait të tij, Mark, dhe një personi misterioz, i cili ka paguar 28 milionë dollarë për ulësen në një ankand.
Udhëtimi, që do të realizohet këtë muaj, pritet të zgjasë dhjetë minuta.
Funk do të jetë personi më i vjetër që fluturon në hapësirë.
Ajo është në mesin e grave të grupit “Mercury 13”, që kanë kaluar trajnimet e astronautëve në vitet 1960, por kurrë nuk kanë arritur të shkojnë në hapësirë.
“Askush nuk ka pritur më gjatë”, tha Bezos përmes një postimi në Instagram.
“Është koha. Mirë se vini në ekuipazh, Wally! Jemi të lumtur që do të fluturoni me ne më 20 korrik, si mysafire e nderuar”, tha Bezos.
Top Channel