‘Parada e Krenarisë’ në Kosovë/ Paraqitet kërkesa për njohjen e martesave mes personave të të njëjtit seks

01/07/2021 19:50

Për të pestën herë radhazi, në Prishtinë është mbajtur parada dhe njëkohësisht protesta për mbështetjen e komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual.

Qindra qytetarë nën brohoritjet “Bashkë dhe krenarë”, ju bashkuan paradës duke mbështetur kërkesën për njohjen e martesës në mes personave të seksit të njëjtë.

Në anën tjetër, aktivisti Lend Mustafa tregoi se në Prishtinë do të ndërtohet edhe një strehimore për personat LGBTI në Kosovë.

Parada mblodhi edhe anëtarë nga vende të ndryshme të Evropës, sikur Selena Martini nga Franca.

“Punoj për një organizatë ndërkombëtare, jam nga Franca, ne mbështesim organizimin e LGBTI-së, me projektin e financuar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit dhe Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe në Kosovë, kështu që unë jam këtu për të mbështetur komunitetin si anëtare e komunitetit gjithashtu”.

Sfidat e këtij komuniteti vazhdojnë të mbeten të njëjtat si mohimi nga familja, diskriminimi në tregun e punës e në shkollë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA