Masakra e rëndë mjedisore/ Plehrat hidhen në kanionet e Osumit, në Poliçan bashkia nuk ka as leje mjedisore

01/07/2021 15:14

Bashkia Polican vetëm një vit më parë ndaloi së hedhuri plehrat e qytetit në kanionet e lumit Osum. Tani me Vendim të Këshillit Bashkiak, plehrat e Policanit  hidhen sërish në kanion por dy kilometra larg landfillit të parë.

ORNELA NURELLARI: Vendepozitimi i parë që ndodhej në anë të lumit është mbyllur ka qenë aktiv për 16 vjet. Duke qenë se ai nuk plotësonte kushtet dhe kriteret ne punuam në punuam për rehabilitimin e tij dhe u ngrit grupi i punës nga ana e bashkisë për gjetjen e një vendepozitimi tjetër të përshtatshëm që plotësonte kushtet.

Kur thoni që ky vendepozitim i plotëson të gjitha kushtet çfarë keni parasysh?

ORNELA NURELLARI: Duhet të jetë larg qendrave të banuara, të jetë larg rrugës nacionale, larg  burimeve ujore, larg cdo shërbimi tjetër si ujësjellësi, apo ndonjë projekt tjetër.

E vërteta është ndryshe, ky vendepozitim nuk plotëson asnjë kriter higjeno-sanitar. Mbetjet hidhen të gjitha së bashku u diferencuar, ladfilli nuk është i rrethuar kështu plehrat e Policanit përrfundojn në lumë, e më pas  me ujin e ndotur vaditen tokat bujqësore.

Përsa i përket landfillit të ri që ju keni hapur, ky vendepozitim a ka leje mjedisore?

ORNELA NURELLARI: Jo, Do paraqesim kërkesën pranë ministrisë për ta pajisur me leje mjedisore.

Nëse i referohemi Kodit Penal, krimet mjedisore dënohen me gjobë ose me heqje lirie. Hedhja e plehrave  buzë rrugës, bashkisë së Policanit i kushton 200 mln lekë të vjetra në vit. Kjo shumë parash nuk mjafton për të pastruar të gjitha njësitë administrative të Poliçanit.

Tek të cilat njësi administrative nuk ofroni menaxhimin e mbetjeve?

ORNELA NURELLARI: Në njësinë Vërtob, për shkak të relievit.

Dhe ku depozotohen mbetjet?

ORNELA NURELLARI: Hidhen në natyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA