E rëndë në Tiranë/ 50-vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë zjarri, familjarët: Vuante nga depresioni
01/07/2021 16:20
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Pëllumbas, Tiranë.
Sipas informacioneve të dhëna nga policia mësohet se një person i ka dhënë fund jetës dhe dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ndërkohë që nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi D.M., vuante nga depresioni.
“Rreth orës 15:00, në fshatin Pëllumbas, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi D. M., rreth 50 vjeç. Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi D.M, vuante nga depresioni”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel