Luis Enrique përpara kampionatiti Europian morri një vendin të rëndësishëm, portieri titullar nuk do të ishte De Gea, ai i cili ka luajtur deri më tani 45 ndeshje me “La Roja”-n, por Unai Simon.
Tekniku i dha besim gardianit 24-vjeçar bask që zhvilloi një edicion pozitiv me Bilbaon. Në ndeshjen kundër Koracisë një gafë e rëndë e Simon i cili luante sfidën e 11-të me kombëtaren mund t’i kushtonte eliminimin Spanjës, por ekipi reagoi madje dhe vetë portieri kreu më tej disa ndërhyrje mjaft të mira. Pak ditë pas asaj sfide me iberikët që janë në çerekfinale ka qenë vetë numri 23 që ka analizuar atë moment dhe ecurinë e ekipit.
“Ajo që ndodhi ishte një aksident, janë gjëra që futbolli i pranon. Pas atij goli për dy-tre minuta mendoja dhe pyesja veten si ka mundësi që ndodhi?! Si ka mundësi, kur Kroacia as nuk na ishte afruar një herë tek porta?! Megjithatë isha në fushë për të qenë një mbështetje për ekipin dhe mblodha forcat në mënyrë që mund ta ndihmoja Spanjën.”
Mjaft interesant dhe i veçantë ishte moment kur rivali i tij brenda skuadrës De Gea, i’u afrua në fund të pjesës së parë duke i dhënë kurajo.
“David erdhi të më fliste pas pjesës së parë, nuk dua ti bëj publike fajlët e tij, por më ndihmoi shumë psikologjikisht, më qetësoi. Kur një portier si De Gea të thotë fjalë inkurajuese, atëherë ke mundësi të përmirësohesh.”
Ndërkohë Simon e konsideroi atë fitore 3-5 ndaj Kroacisë si ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e tij.
“Mendoj se ishte takimi më i rëndësishëm i karrierës. Nuk do ta harroj kurë. Mund të shkonte keq për ne, por gjetën forca për të reaguar dhe kjo tregon se jemi një ekip me shumë personalitet.”
Top Channel