Një 49-vjeçar u ndalua nga forcat e policisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, si dhe është vënë nën pranga një i ri, i cili është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Shtetasi K.M., 49 vjeç, dyshohet se është autori i djegies së dy automjeteve në qytetin e Vlorës, ngjarje kjo, e ndodhur në datën 14.04.2018.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasin K. M., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autori i djegies së dy automjeteve në qytetin e Vlorës, në datën 14.04.2018”, thuhet në njoftimin e policisë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel