Inter, mallkimi i penalltive vazhdon/ Fitorja e fundit në vitin 2017, Chivu shpjegon pse nuk gjuajtën Calhanoglu dhe Pio Esposito
Jemi në prag çerekfinalesh në Euro2020, pas disa ndeshjeve spektakolare të ditëve të fundit.
Pas emocionesh të mëdha të dhuruara në fushën e lojës, u përcaktuan dhe çiftet e radhës. Angli-Ukrainë e cila do të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës do të zhvillohet pa tifozët nga Britania e Madhe.
Këshilltari i Shëndetit në rajonin e Lacios, Alesio D’Amato deklaroi se duhet të kryhet karantina e detyruar 5-ditore për personat që vijnë nga zonat e Britanisë së Madhe, pasi rreziku për variantin indian “Delta” të COVID-19 është i madh:
“Sfida e ardhshme në Europian do të sjellë tifozë të huaj në stadiume. Theksoj se për motivet e mutacionit të ri indian asaj Delta, karantina 5-ditore për personat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të respektohet.”
Pasi ka luajtur katër ndeshjet e para në “Wembley” para tifozëve të tyre, Anglia tani do të luajë për kualifikimin e saj në gjysmëfinale të EURO 2020 në Romë ndaj kombëtares ukrainase dhe do ta bëjë këtë pa kontributin e tifozëve britanikë, të cilët ishin thelbësor në fitoren ndaj Gjermanisë.
Top Channel