Përroi i Zharrëzës shfaqet tërësisht i ndotur nga mbetje hidrokarbure.

Kjo ndotje është kthyer në një shqetësim për banorët pasi përroi kalon në disa zona të banuara si në Zharrëz , Katund i Ri, Frashër, Sheqishtë. Derdhjet më të mëdha janë bërë mbrëmjen e së martës

Kjo ndotje vjen nga vend grumbullimi i naftës që i përket kompanisë Albpetrol. Banorët thonë se si pasojë e ndotjes hidrokarbure shumë banorë te Zharrëzës janë të sëmurë me sëmundje ne gjak.

Ndotja me mbetjet hidrokarbure bëhen akoma më shqetësuese pasi derdhen te vija e ngjalës e më pas në Lumin Gjanicë në Fier, i cili mbrëmjen e së martës ishte i ndotur dhe kutërbonte.

Top Channel