Rrethi i Gjirokastrës ka arritur numrin më të madh të vaksinimeve në Shqipëri me 53% të popullsisë aktive mbi 18 vjeç të vaksinuar.

Janë mbi 20 mijë persona që janë vaksinuar që nga fillimi i procesit si në qytet edhe në fshat. Sot në Gjirokastër janë vaksinuar 37 persona nga komuniteti rom edhe për shkak të statusit në lëvizje të këtij komuniteti.

Qytetarët kanë interes të madh. Shumica e tyre është vaksinuar. Tani kemi një ritëm të ngadaltë me më tepër rivaksinime. Sot kemi qenë tek komuniteti rom dhe vazhdon vaksinimi aty. Ka më shumë se një javë që Gjirokastra nuk ka asnjë rast me Covid”, tha mjekja.

Përgjatë ditëve të hapura të vaksinimit edhe të rinj mes 18 dhe 25 vjeç i janë përgjigjur thirrjes për tu regjistruar në portalin zyrtare. Duket qartë që ka një preferencë në përzgjedhjen e vaksinave. Aktualisht është duke u aplikuar vaksina kineze “Coronavac” ndërsa preferencat shkojnë për vaksinën “Pfizer”.

Top Channel