Rama: Unë qëndroj në çdo semafor, shoferët e ministrave janë gjobitur nëse s’i kanë respektuar

29/06/2021 14:53

Kryeministri Rama tha se ai vet respekton çdo semaforë që kalon dhe se shumë shoferë të ministrave të tij janë gjobitur nëse nuk e kanë respektuar.

 

“Kur te kapin makinën time apo autokolonën, apo makina të ministrave që nuk respektojnë semaforët atëherë hajdeni më bëni moral mua këtu. Unë qëndroj në çdo semafor me përjashtim të ndonjë rasti kur ka ndonjë urgjencë. Shoferët e ministrave kanë marrë gjobë për moszbatim të qarkullimit rrugor, por të flitet këtu sikur jemi në kohën e atyre që nuk donin të dinin për semaforë dhe në Shqipëri kishte më shumë vrasje se sa ditë viti, kjo nuk vlen.

Lënia e turpit për çdo gjë te policia e shtetit jo vetëm që nuk ndihmon për të zgjidhur gjërat, por ndihmon ata që shkelin ligjin, teoritë që këtu vetëm populli i varfër ndalohet në rrugë se të tjetër lëvizin si të duan, në fakt këto shtojnë potencialin që njërit të shkelin ligjin dhe ofendojnë policisë, dhe faktet nuk janë kështu, pjesë dërrmuese nuk e respekton, ajo është shumë e vogël por bën zhurmë shumë të madhe, ne jemi duke punuar”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA