Kur Dhërmiu të duket si St.Tropez. Turistët francezë të mahnitur nga bukuria shqiptare
29/06/2021 12:42
Këta të moshuar francezë që i gjetëm në plazhin e Dhërmiut nuk e fshehin entuziasmin për bukurinë dhe pastërtinë e ujërave ku janë zhytur në Dhërmi.
“Uji është i mrekullueshëm ,është transparent dhe ka ngjyra të mrekullueshme. Kaluam dhe nga shpella e Piratëve, ishte përrallore. Rroftë Shqipëria! Është një vend ideal, peisazh fantastik”.
“Mikpritja shqiptare është e jashtëzakonshme, e jashtëzakonshme”.
“Njerëzit janë shumë të sjellshëm,është çdo gjë shumë mirë”.
Ata vijnë nga Mali i Zi dhe në turneun e tyre i kishin rezervuar një ndalesë shqipërisë nga e cila kanë mbetur me përshtypjet më të mira sidomos për bujarinë. Energjia që ata përcjellin përçon mesazhin se argëtimi nuk njeh moshë
Top Channel