“Fëmijët e mi po hanë dhé”/ Nëna e viktimës thirrje për drejtësi: Nuk jam për hakmarrje, por dua ligjin! Më është helmuar shpirti

29/06/2021 19:49

E vrarë nga ngjarja e rëndë ku i humbi jetën vajza, dhëndri dhe dy mbesat e mitura, nëna e Silvanës nuk ka nguruar të dalë në shesh dhe të kërkojë drejtësi.

Mes lotësh, ndërsa vajzat e mbajnë për krahu, nëna e të ndjerës Silvanë kërkon drejtësi nga shteti shqiptar, ndërsa përjashton kategorikisht mundësinë e hakmarrjes.

E indinjuar se asnjë pjesëtar i familjes së djalit që shkaktoi aksidentin tragjik, nuk i ka shkuar në shtëpi për ngushëllim, nëna e viktimës thotë se tashmë është tepër vonë që t’i presë për ngushëllim dhe ia lënë dorë vetëm drejtësisë.

“I lutem shumë qeverisë të marrë masa, t’i çojë atje ku e meritojnë se katër fëmijët e mi po hanë dhe, nëna ka 5 ditë sot është helmuar dhe është tërë jetën e helmuar. Më mbyllën derën e vajzës, vajza ime erdhi me pushime, erdhi te prindërit si gjithë emigrantët dhe i la kockat me fëmijë nga një djalë që nuk është i edukuar.

Ai që më bëri mua këtë nuk është djalë nëne dhe babai, ai është djalë me norma të veri dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nëne një llafë. Çfarë prindi apo nëne është kjo. Po t’i kishin vdekur asaj katër fëmijë çfarë do bënte ajo.

Ju lutem shumë kryeministrit, Presidentit, avokatit, doktorit, popullit, gjithë botës, të ngrihen në revoltë dhe të vihet drejtësia në vend sepse sot e pësova unë dhe nesër do ta pësojnë nënat e tjera. Kjo do vazhdojë sepse këtu nuk ka drejtësi.

Kështu është vendi, sepse këtu është paraja. Vajza ime ishte e thjeshtë, familje e thjeshtë, kishte vajtuar ne emigrim për t’u ushqyer dhe i morën jetën këta rrugeçër. Nënat të më dëgjojnë dhe t’i flasin fëmijëve. Mos t’i japin makina 100 apo 200 mijë euro.

Më është helmuar kocka, shpirti, më është mbyllur shtëpia e vajzës. Jam e vrarë, ju lutem të më falni nëse unë flas ndonjë fjalë, por jam nënë dhe të gjitha nënat e dinë si janë.

Nuk kam më nevojë për ata, sot është vonë. Ai të vinte të më trokiste në derë, unë nuk ja prisja kokën sepse nuk jam për hakmarrje. Dua ligjin si e meriton. Edhe djali im ta kishte bërë do thosha atje të kalbet”, tha nëna e Silvanës.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA