I alarmuar, kryeministri Australian Scott Morrison mblodhi krerët kombëtarë për bisedime urgjente mbi mënyrën sesi të menaxhojnë një shpërthim të ri të infekimeve me koronavirus. Situata paraqitet alarmante në Sydney, ku pas shumë rasteve të reja qëndron varianti Delta i koronavirusit.
Infektimet po shtohen edhe në Territoritet Veriore, Queensland dhe Australinë Perëndimore.
Zyrtarët vendas flasin për një moment kritik. Australia arriti t`i mbante numrat e ulëta falë mbylljes së kufijve dhe karantinave, por shumë pyesin sa shumë ta shtyjë në këtë mënyrë?
Autoritetet po mendojnë marrjen e masave të tilla si vaksinimet e detyrueshme për punonjësit e azileve dhe rregulla të reja izolimi.
Kjo është hera e parë prej muajsh të tërë që raste të shumta shfaqen në pjesë të ndryshme të vendit në të njëjtën kohë. Sydney ka hyrë aktualisht në izolim dy javor e tashmë, mbi një milion persona, në qendër dhe në rajonet lindore të tij, janë në masa kufizuese.
Më shumë se 80 raste të variantit tejet infektues të koronavirusit, Delta, janë konfirmuar në këtë qytet. Kryetarja e Uellsit të Ri Jugor Gladys Berejiklian, u shpreh se urdhrat për qëndrim në shtëpi, do të zbatohen deri më 9 korrik.
Top Channel