Olti zbulon arsyen e zënkës/ Armando i kundërpërgjigjet: “Molla e sherrit” është Lindita, keni pasur marrëdhënie…

28/06/2021 18:42

Armando dhe Olti janë përfshirë në një konflikt fizik gjatë publicitetit. Gjatë puntatës së sotme, Olti rrëfeu se gjithçka nisi prej kërkesës së tij që të vijojë programi, por Armando iu përgjigj me sharje dhe goditje.

Armando e quan gënjeshtër fjalën e Oltit dhe shton se molla e sherrit është Lindita, me të cilën ka pasur së fundmi takim. Ai hedh dyshime të forta se Lindita dhe Olti kanë pasur marrëdhënie jashtë studios.

Olti: I thashë mjaft dërr dërr se do vazhdojmë programin. Ai më shau dhe unë i ktheva përgjigje, ai u cua nga karrigia dhe më preku në dorë.

Armando: Gënjen. Nuk mund ta pyesësh gënjeshtarit pse gënjeu se do përgjigjet me një gënjeshtër tjetër.

Olti: Nuk kam arsye të gënjej, thashë atë që ndodhi.

Armando: E ka për zakon, edhe për Linditën që ka pasur marrëdhënie jashtë studios. Është mllef i mbartur. Shkaku është Lindita.

Olti: Besoj se janë dëgjuar të sharat, janë prova të padiskutueshme.

Iliri: Versioni është ai që tha Olti. Ju thatë që ka problem teknik, pastaj filluan pusho ti, pusho ti.

Olti: I vetmi gabim i imi ishte që u ula në nivelin tënd dhe të preka me dorë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel