Tradhtoi bashkëshortin milioner me zyrtarin e lartë të Shëndetësisë, këshilltarja fotografohet teksa largohet nga vila luksoze (FOTO)

26/06/2021 14:19

Këshilltarja e zyrtarit të lartë të Shëndetësisë, Gina Coladangelo është fotografuar së fundmi duke futur disa çanta në makinën e saj, disa orë pasi mësoi se lidhja e saj jashtëmartesore me Matt Hancock u bë publike.

Nga fotot e publikuara nga mediat britanike vihet re se më pas, 43-vjeçarja largohet me makinën 70 mijë paundë “Audi Q7”, nga shtëpia luksoze prej 3.6 milionë paund.

Ajo u largua pa bashkëshortin e saj milioner dhe themeluesin e “Oliver Bonas”, Oliver Tress. Por para se Gina të largohej, është parë teksa komunikonte me 54-vjeçarin. Sipas “The Sun”, ajo nuk është kthyer në pronën e saj në Londrën jugperëndimore.

Tabloidi ‘The Sun’, që siguroi dje foto e video të Matt Hancock duke u puthur në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë me Gina Coladangelo, ditën e sotme ka publikuar të tjera foto, ku dyshja shihen tepër të afërt teksa darkojnë së bashku.

Të dy shihen të buzëqeshur dhe të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa fotot e darkës intime janë shkrepur dy javë pas puthjeve të tyre ‘të zjarrta’ në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata darkuan në një restorant të Londrës, teksa burime për ‘The Sun’ thanë se çifti po flirtonin me njëri tjetrin gjatë gjithë kohës dhe konsumuan disa gota verë, njëra pas tjetrës.

Në fotografinë e shkrepur pas orës 22:00 shihet këshilltarja teksa prekte flokët e saj dhe vështron në mënyrë pasionante në sytë e babait të tre fëmijëve.

Një burim zbuloi se ata e frekuentonin shpesh atë vend, teksa shtoi: “Pandemia s’ka mbaruar ende ndërsa ata shkojnë në atë vend së bashku dhe preknin njëri-tjetrin me duar. Përfundimi është se ata nuk janë aspak të kujdesshëm. Janë kaq të pacipë”.

Ditën e djeshme, vetë Hancock në një koment të shkurtër pas publikimit të këtij skandali rozë thotë se “e pranoj që kam thyer rregullat e distancimit social në atë rrethanë”, për këtë kërkoj ndjesë.

Zonja Coladangelo është nënë e tre fëmijëve dhe njëkohësisht punon si drejtore e komunikimit në kompaninë Oliver Bonas themeluar prej bashkëshortit Oliver Tress.

Njëkohësisht ajo është edhe aksionere kryesore në kompaninë e lobimit Luther Pendragon, ku u ofrohet klientëve lobim dhe këshillim si të kuptojnë mekanizmat qeverisës.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA