
Qytetarët kanë vërshuar në plazhin e Durrësit gjatë ditës së shtunë, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie në krahasim me ditët e kaluara.
Të shtunën në mesditë, termometri ka shënuar mbi 35 gradë celsius. Në pamje duket se si është mbushur plazhi i Durrësit me pushues që shijojnë rrezet e diellit pranë detit.
Vala e motit të nxehtë ka goditur vendin tonë prej disa ditësh pasi temperaturat arrinin deri në 42 gradë celsius. Por Lajda Porja, drejtuesja e Zyrës Operacionale MeteoAlb bëri me dije ditën e djeshme se:
“Pritet që vija bregdetare të jenë në vlerën 34 dhe 35 gradë, parashikohet një rritje e lehtë në 3 ditët e fundit të qershorit kur kemi sërish temperatura jo më lart se 37 gradë. Lajmi i mirë është që korriku do nisë me temperatura shumë më të përballueshme. Edhe gjatë korrikut pritet që të kemi valë të të nxehtit afrikan”.
Top Channel