Një 44-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë, pasi shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Policia bën me dije se në datën 10 qershor ky person dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. S., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 10.06.2021, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA