Policia ka bërë të mundur identifikimin e familjes që humbi jetën në aksidentin tragjik, mëngjesin e sotëm, në autostradën Fier-Vlorë.

Mësohet se viktimat, nga fshati Dukas i Patosit, që ishin duke udhëtuar me makinën tip “Toyota” më targa greke janë: Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.

Ndërsa tre personat që ishin duke udhëtuar në automjetin tip “Audi” dhe që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ishin nga Tirana.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan përplasen e fortë dhe tragjike. Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik që tronditi mbarë opinionin publik.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA