Hëna e plotë, e cila këto muaj ndodh në shenjën e Bricjapit, sjell shumë ndryshime shpresëdhënëse.

Dashi
Më në fund, nëpërmjet hënës së plotë do të keni mundësi të zgjidhni probleme profesionale, të cilat i keni vuajtur për shumë kohë. Do mund të ndani jetën profesionale nga ajo personale dhe do të keni më shumë kohë për partnerin.

Demi
Nëpërmjet kësaj Superhëne, do të tejkaloni limitet tuaja. Mos jini dyshues, merrni vendime pa menduar më shumë seç duhet për pasojat. Mos refuzoni ofertat që do të merrni këto ditë.

Binjakët
Do të keni mundësi të zgjidhni problemet tuaja financiare, por kini kujdes kur jepni hua. Studiojeni mirë personin që po ju kërkon para.

Gaforrja
Tani është periudha ideale për t’u fokusuar te ndjenjat dhe emocionet. Superhëna ju jep mundësinë, mbi të gjitha, të qartësoheni me veten tuaj, me ndjenjat që keni si dhe në raportet me të tjerët.

Luani
Është periudha për të organizuar më mirë jetën profesionale dhe për të arritur objektivat që synoni për një kohë të gjatë.

Virgjëresha
Për ju hapet një kapitull i ri, me shumë romanticitet, erotizëm e njohje të reja. Jeta juaj do të mbushet me dashuri dhe dritë këtë periudhë. Mos nguroni të nxirrni në pah anën tuaj romantike dhe mos i thoni jo flirtimeve apo njohjeve. Dilni dhe pushtoni botën me sharmin tuaj të parezistueshëm.

Peshorja
Tani është periudha të qetësoheni, të relaksoheni dhe të mos mendoni për situata stresuese, pasi e keni tepruar me ankthin në punë. Hëna e re ju sugjeron të qëndroni në shtëpi, afër familjes, partnerit apo shoqërisë. Krijoni kujtime të bukura me familjen.

Akrepi
Rrugë të reja dalin në horizont për ju. Është koha për fillime të reja. Po ashtu, kjo periudhë ju sjell më afër me familjen dhe të dashurit e zemrës.

Shigjetari
Më në fund, do të gjeni kushtet për të arritur qëllimet dhe objektivat në jetën profesionale, pas një periudhe ç’orientimi për shkak të disa personave që ju kanë ndikuar negativisht. Jeni maturuar këtë periudhë dhe tani është koha që të shikoni vetëm para. Mos u ndikoni nga të tjerët, ju e dini mirë çfarë doni!

Bricjapi
Hëna e re ju sugjeron t’i kushtoni vëmendje vetes tuaj. Merrni në konsideratë ndjenjat, çfarë ju vërtet dëshironi në jetë.  Festojeni jetën, shijojini ditët e bukura, mos lini asgjë t’ju shkojë dëm. Do të arrini çfarë dëshironi në jetën profesionale, por dhe intime.

Ujori
Nuk është keq të merrni pak kohë për veten. Kushtojini kohë shëndetit fizik, por dhe mendor. E dimë që jeni persona social, por do të ishte mirë të qëndroni më shumë me veten tuaj këtë periudhë. Mos u shpërqëndroni nga problemet e të tjerëve, pasi në këtë mënyrë lini mënjanë dëshirat tuaja. Hëna e plotë i hap rrugë fillimeve të reja.

Peshqit
Jeta juaj do të ndryshojë rrënjësisht. Do të përjetoni ndryshime në marrëdhëniet tuaja shoqërore. Identifikoni pikat tuaja të forta, në mënyrë që të mbroheni nga keqkuptimet, mosmarrëveshjet dhe personat që vijnë në jetën tuaj për t’ju trazuar. Përqendrohuni vetëm te personat që ia vlejnë. Mos mendoni se çdo kush që ju rri pranë, është i mirë me ju.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA