“Ke gjobë pa paguar”/ Kujdes nga mesazhet që vijnë në telefonat tuaj, mos klikoni ‘link’ sepse ju vjedhin të dhënat private
Të paktën një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur, si pasojë e shembjes së ndërtesës 12 katëshe në Miami.
Imazhet nga Surfside, në veri të Miami Beach, tregojnë ndërtesën të shkatërruar pjesërisht, ndërkohë që vijon operacioni i kërkim-shpëtimit, pasi mendohet që persona të tjerë mund të kenë ngecur nën rrënoja.
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 01:20 në rrethana ende të paqarta, ndërsa dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar zëra të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.
Një dëshmitar i cili po qëndronte në ishullin e Floridës së bashku me familjen e tij, ndodhej në ndërtesën pranë dymbëdhjetë katëshit që u shemb, dhe tha se në kohën që ndodhi shembja dukej dhe ndjehej si një tornado ose si tërmet, raporton Fox News.
“Ishte gjëja më e çmendur që kam dëgjuar jetën time”, u shpreh ai.
Top Channel