Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Divjakë. Policia njofton se një 61-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë aksidentalisht na kanal ndërsa ka qenë duke vaditur të mbjellat.

“Sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç, dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA