Në bashkinë e Dropullit nuk ekziston asnjë licensë e transportit publik rreth qytetëse. Ka vetëm një licensë e cila realizon transportin ndërqytetës dhe i lejohet që të realizojë transportin e udhëtarëve nga Gjirokastra deri në qendër të bashkisë së Dropullit.

Ish drejtues të linjave të transportit: Këtu e dy vjet nga Jorgucati e lart nuk ka linjë transporti. Na kanë dhënë liçensa 5-vjeçare. Nëse këto liçensa janë dhënë jashtë ligjit, zotërinjtë që kanë zënë karrige atje e rrinë në hije të përgjigjen sipas ligjit.

Për 12 fshatra të Dropullit të Sipërm dhe për një numër fshatrash të Dropullit të Poshtëm në total me 2500-3000 banorë transporti publik është pothuajse i parealizueshëm.

“Këto fshatra nuk kanë mjet tjetër transporti. Taksitë të rrjepin. Ku ti gjejmë ne lekët, marrim 105 mijë lekë pension. Jemi probleme shëndetësore. Vemi shpesh në Gjirokastër, por me se të vemi.”

Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit e vendosur në këtë zonë thotë se kemi të bëjmë me shkelje të hapur të të drejtave të qytetarëve.

“Problemi është që shkelet e drejta e banorëve të këtyre fshatrave. Ata janë të moshës së tretë dhe duan shërbime publike.”

Ndërkaq banorët detyrohen të realizojnë transportin me mjete nga më të ndryshmet. Ndonjëherë marrin pjesë edhe mjetet e shërbimit funeral apo transportues të materialeve të ndërtimit, mjete që nuk përshtaten për transportin publik.

Top Channel