Akt normativ për ngrirjen e gjobave të fiskalizimit deri më 31 dhjetor 2021
24/06/2021 12:40
Ministria e Financave përmes një akti normativ ka vendosur ngrirjen e gjobave për procesin e fiskalizimit deri më 31 dhjetor 2021.
Kjo vjen pas kërkesës së bërë nga shoqatat e biznesit në vend, të cilat që prej linçimit të nismës kanë shprehur rezervat e tyre lidhur me mënyrën e re të faturimit, fiskalizimin.
Ky proces ka nisur implementimin që prej janarit të këtij viti për bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin dhe pritet të nisë më 1 korrik faza e dytë, teksa faza e tretë biznese konsumator do të nisë më 1 shtator 2021.
Megjithatë, ekspertët kontabël por edhe vetë biznese kanë kërkuar shtyrjen e procesit, duke marrë parasysh edhe vështirësitë që po has sipërmarrja si pasojë e krizës Covid-19.
Top Channel