Arrestohet krijuesi i lojës vetëvrasëse ‘Balena Blu’ pas vdekjes së dy adoleshentëve të goditur nga treni (fotot)

23/06/2021 17:04

Policia në Rusi ka arrestuar dhe ngritur akuzat kundër atij që dyshohet se komandon grupet sociale të njohura si ‘Balena Blu’, të akuzuar për nxitje të vetëvrasjes mes të rinjve.

Një adoleshent përgjegjës për grupet e vdekjes online që shënjestrojnë fëmijë të dobët, është akuzuar për vrasje të dyfishtë.

Trupi i një djali e një vajze janë gjetur në incidente të vecanta në të njëjtin stacion treni, vetëm tre ditë pasi ata pasi kishin nisur kontaktet me grupet e ashtuquajtura ‘Balena Blu’ në rrjetet  sociale.

Shërbimet ruse të hetimit FSB kishin kontaktuar me të pakën 50 fëmijë mes frikave se një i dyshuar i paemëruar po i nxiste fëmijët të merrnin jetën e tyre.

Një 19-vjeçar nga qyeti Yessentuki në rajonin e Stavropol region, është ndaluar si i dyshuar për drejtimin e grupit ku anëtarët joshen të luajnë “lojra” të rezikshme e të mbrapshta, e rrjedhimsiht të humbasin jetën e tyre.

Autoritetet ruse thanë: “I ndaluari kishte krijuar një numër grupesh në një sistem mesazhesh, duke joshur pjesëmarësit të binin në grackën spikologjike ku kritikoheshin prindërit, familja e miqtë. Në to promovohej depresioni, dhuna e mënyra të rrezikshme për të dalë nga situata të jetës”.

I dyshuari akuzohet si përgjegëjs për vdekjet në rajonin e Lipetsk të 14 vjecares Maria, më 11 qershor, dhe 16 jeçarit Alexander, tre ditë më vonë.

Të dy viktimat u goditën nga treni ekspres në stacionin e  Dolgorukovo.

Djali ishte ende në motoçikletën e tij kur u vra.

Nëse shpallet fajtor i akuzuari pret një dënim nga tetë deri në 20 vjet burg.

Ndërsa vajza 14-vjeçare, para se të vdiste kishte regjistruar një video ku e përlotur dhe me maskë thoshte se ishte pjesë e grupit të vdekjes Balena Blu, me 524 anëtarë.

“Po më mbaron koha,” thotë Maria në video, sipas të përditshmes vendase Komsomolskaya Pravda.

“Një valë e re po nis, do të ketë shumë viktima. Përhapeni këtë informacion për të ndaluar këtë. Unë luajta, ka dhe 524 të tjerë”, thotë ajo.

Një “task force” e hetimit ka marë në pyetje më shumë se 50 fëmijë që ishin pjesë e grupit, ndërsa kontrolle po kryen në rajone të ndryshme të vendit. Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
4/4
Të dy viktimat u goditën nga treni ekspres në stacionin e Dolgorukovo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA