Një nënë 28-vjecare nga Oklahoma në SHBA, është sulmuar për vdekje nga një grup qensh shtëpiakë ‘pit bull’ me të cilët ishte lënë të kujdesej, njoftuan zyrtarët.
Trupi i Rebecca Mccurdy, nënë e dy fëmijëve, u gjet të dielën nga autoritetet në një garazh pranë Tulsa. Megjithse shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende, oficerët thanë se shkena e ngjarjes tregon se Mccurdy ishte viktimë e sulmit të qenve.
“Në karazh kishte disa qen pit bull,” tha sherifi i Osage në një deklaratë.
“Një nga kafazët e qenve ishte i përmbysur dhe kishte sheja të dukshme sulmi nga qeni”.
Qentë u morën në kujdesin e zyrtarëve të kafshëve dhe po mbahen për hetime të mëtejshme.
Pronari i shtëpisë u tha autoriteteve se riste qen pit bull në formë ‘hobby’ si dhe për të shitur.
Zonja Mccurdy lë pas bashkëshortin Brandon, dhe dy fëmijët e vegjël, Brandon “Bear” Michael e Reagan Alexandria-Jane, sipas nekrologjisë së saj.
“Rebeça kishte një ngrohtësi ngjitëse. Ajo mbante të gjithë të lumtur dhe zbrazëtia që lë pas do të ndryshojë përherë jetën tonë”, shkruanin të afërmit e gruas.
Top Channel