Grabitje në pallatin historik në Itali, vidhen 26 ora xhepi prej ari të shekullit XVIII me vlerë 150 mijë euro
Uashingtoni është ende duke pritur për komunkim direkt me Penianin për nisjen e bisedimeve të denuklearizimit në gadishullin Korean, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA, Jake Sullivan.
Por ai shtoi se ishte një “sinjal interesant” komenti i liderit Kim Jong Un, i cili tha se vendi i tij është gati “edhe për dialog edhe konfrontim”.
Në komentet e tij të para për administratën e presidentit Joe Biden, Kim nxiti vendin e tij të përgatitet si për dialog, ashtu dhe për konfrontim me SHBA, veçanërish të dytën, sipas agjencisë shtetërore të veriore KCNA.
Duke folur me rrjetin ABC këshilltari i sigurisë Jake Sullivan tha se Uashingtoni do të ketë nevojë për një reagim më të qartë nga Peniani nëse dëshiron të shprehë vullnetin për bisedime.
“Komentet e tij kësaj jave ne i konsiderojmë një sinjal interesant, dhe do të shikojmë nëse ato do të ndiqen nga komunikime më të drejtpërdrejta për të gjetur rrugën e mundshme përpara. Një sinjal më i qartë do të ishte ‘Po, le ta bëjmë’, le të ulemi e të nisim negocjatat”.
Komentet e Kim vijnë në kohën kur i dërguari i ri amerikan në Korenë e Veriut, Sung Kim vjen në Korenë e Jugut, që prej emërimit muajin e kaluar.
Ai do të mbajë bisedime me homologët koreano-jugore e japonezë duke qëndruar atje deri në 23 qershor, ka njoftuar departamenti Amerikan i Shtetit.
Muajin e kaluar Korea e Veriut dënoi SHBA dhe fqinjin jugor duke thënë se qasja armiqësore e tyre kërkon reagime të vendosura nga Peniani.
Top Channel