Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kultivonin bimë narkotike në banesa të braktisura apo ish reparte ushtarake.
Personat e vënë në pranga janë identifikuar me inicialet A. D., dhe A. Ç., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve E. D., B. H., dhe Z. B.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 3 të tjerë, shtetasit P. N., O. S. dhe S. H, pasi gjatë kontrollit të territorit, në territorin e banesave të tyre janë konstatuar të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë vijuar me kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar në tentativë për kultivim të bimëve narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit A. D., dhe A. Ç., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve E. D., B. H., dhe Z. B.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe po punohet për kapjen e shtetasve P. N., O. S. dhe S. H, pasi gjatë kontrollit të terriotit, në territorin e banesave të tyre janë konstatuar të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Top Channel