Pas një viti pandemie me mjaft sfida sektori turistik ka nisur aktivitetin me ritme të ngadalta në bregdetin jugor të Shqipërisë. Në Sarandë dhe Vlorë agjensitë turistike po menaxhojnë grupet e para turistike të huaja, kryesisht nga vendet e Europës Lindore.

Vasil Bedini, sipërmarrës në fushë e turizimit thotë se Qarku i Vlorës ka nisur të japë sinjalet e para pozitive.

“Kemi pasur grupe turistësh nga Ukraina dhe Bjellorusia, e cila nga konflikti ditë e fundit është mbyllur. Gjithsesi qyteti i Vlorës i ka hapur dyert dhe ka pasur lëvizje sidomos gjatë fundjavave me kapacitte shumë të larta. Presim që në ditët në vazhdim Qarku i Vlorës t`i rikthehet atij që ne e marrim si vit reference, vitit 2019″, thotë zoti Bedini.

Ndërsa Arben Çipa, një sipërmarrës turistik në Sarandë thotë se turizmi po jep shenja jete jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në zonat natyrore dhe ato të njohura për trashëgiminë kulturore.

“Jep shenja jete turizmi. Po e rimerr veten duke filluar që nga zona bregdetare e duke vijuar me zonat më të thella si Butrinti, Berati dhe Gjirokastra. Fokusimi i turistëve është kthyer tek vendet me vlera të Shqipërisë”, thotë ai.

Vështirësitë kufitare që lidhen me lëvizjen e prurjeve trustike shihen si sfida më e madhe aktuale nga të dy sipërmarrësit turistik në Vlorë dhe Sarandë .

Vasil Bedini thotë se “ka ende shumë shtete të Europës që nuk e kanë vendosur dhe nuk e kanë hequr Shqipërinë nga “harta e kuqe”. Presim sinjale positive që Austria, Italia Gjermania por edhe nga vendet e tjera që tradicionalisht kanë qenë klientët tanë”.

Arben Çipa, sipërmarrës Sarandë thotë se “destinacioni i Durrësit ka filluar të funksionojë në nivele mjaft të mira.Çarterat funksionojnë normalisht me Ukrainën, tregun polak, ndërsa për sa i përket Sarandës jemi në pritje të hapjes së kufirit detar me Korfuzin pasi Aeroporti i Korfuzit shërben për të lehtësuar ardhjen e turistëve të huaj në zonën bregdetare shqiptare”.

Ndërkohë duket se turizmi vendas vijon të mbështesë ekonominë turistike në dy qarqet bredgetare sidomos në fundjavë. Zoti Bedini thotë se turizmi nga Kosova dhe hapësira shqiptare I shpëtoi gjatë periudhës së pandemisë njësitë turistike nga falimentimi.

”Gjithë sektori turizmit e ka bërë punën e vet duke marrë masa për të pritur turistët e huaj por edhe vendas.Vitin 2020 na ndihmuan bashkatdhetarët e Kosoëvs që e mbajtën turizmin në nivele të mesme duke e shpëtuar nga falimentimi”, thotë ai.

Në zonën bregdetare nga Vlora në Sarandë është rritur së fundi kapaciteti i hotelerise ndonëse ky ishte nga sektorët më të prekur nga pandemia.

Jolio Dine, që punon në këtë fushë thotë se Saranda ka përmirësur shërbimet dhe insfrastruktura është më e mirë dhe krahasimisht me vitin e shkuar ka një rritje të prurjes turistike.

“Ka një rritje të turistëve në përgjithësi dhe atyre që e frekuentojnë hotelin tonë. Ka një rritje për tremujorin duke e krahasur me vitin e shkuar, ka më shumë prurje dhe më shumë rezervime. Shpresojmë që korriku, gushti por edhe shtatori të jenë më mirë se viti i shkuar.”, thotë zoti Dine.

Ai thotë se hapja e kufijve me Greqinë do të sillte lehtësi për lëvizjen turistike ndërkohë që masat në kuadër të pandemisë kanë ndikuar këtë vit në mosardhjen e turistëve nga vendet nordike.

“Sarandën vazhdon “ta penalizojë” mos-hapja e kufijve me Greqinë. Ndërkohë me vendet nordike e kemi të bllokuar këtë vit marëdhënien bilaterale për shkak të masave të pandemisë por shpresojmë që vitin tjetër këto masa të hiqen dhe turistët nordikë që janë të shumtë për qytetin tonë të rikthehen“.

Të dhënat zytare shqiptare për 4 muajt e parë të këtij viti flasin se hyrjet e shtetasve të huaj mbetën rreth 30% më të ulëta se në nivelet e para pandemisë, ndërsa hyrjet e shtetasve të Kosovës janë 21% më të larta se periudha e para fillimit të pandemisë. Sektori turizmit përbën në Shqipëri mbi 20% të Prodhimti të Brendshëm Bruto duke punësuar mbi 200 mijë persona./VOA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA