24/11 11:49
Qeveria palestineze ka vendosur të anulojë marrëveshjen me Izraelin për shkëmbimin e dozave të vaksinës Pfizer, pasi ato të marra sot janë shumë afër datës së skadimit.
Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë i Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA) Mai al-Kaila, sipas të cilit, ekspertët e ministrisë kanë vendosur që vaksinat e marra nga Izraeli nuk përputhen me specifikimet dhe për këtë arsye kanë vendosur për t’i kthyer ato.
Marrëveshja parashikoi që Autoriteti Palestinez të kthente afërsisht 1.5 milionë vaksinat e marra nga Izraeli me furnizimin që mbërrin në shtator-tetor nga Pfizer.
Top Channel