Ministria e Shëndetësisë u ka ndërprerë kontratën 1000 mjekëve specializantë në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.
Nëpërmjet një urdhri të lëshuar në datën 16 qershor, udhërohet operatori i kujdesit shëndetësor në këto rrethe për t’ u ndërprerë kontratën mjekëve që janë duke ndjekur studimet e specializuara afatgjata të cilët paguhen dhe menjëherë të raportohen vendet vakante që krijohen në këto spitale .
Por kjo ndërprerje e kontratës së specializantëve ka shkaktuar reagime ndërmjet tyre dhe jo vetëm. Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë sqarojnë se kjo është një procedurë normale pasi në vend të specializantëve do të punësohen mjekë të cilët janë shpallur fitues në portalin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kanë qenë në liste pritjeje për tu punësuar.
Ndërsa specializantët të cilët nisin ciklin afatgjatë të studimeve të specializuara në mjekësi , nëse janë në marrëdhënie pune, ndërpresin kontratën e punës që kanë dhe lidhin kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas burimeve në ministri kjo procedurë është ndjekur çdo vit .Pak kohë më parë ish-ministrja e Mbrojtjes e cila u hoqi pagesën specializantëve të cilët ndjekin studimet e specializuara si kuota të Ministrisë së Mbrojtjes.
Top Channel