Nga sherri natën e vrasjes tek zhdukja e trupit/ Bashkëshorti vrasës bën rrëfimin tronditës: Kur humbëm fëmijën e parë Caroline u bë agresive

18/06/2021 22:06

Mediet greke kanë zbardhur dëshminë e dhënë në polici nga piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos, i cili ka pranuar se ka vrarë gruan e tij, 20-vjeçaren Carolinë, mëngjesin e 11 majit. Ngjarja e rëndë ndodhi në Glyka Nera, të Greqisë dhe si fillim u raportua si një grabitje e dhunshme.  

Teksa ka kërkuar falje për krimin e rëndë, Anagnostopulos ka thënë para grupit hetimor: “Ju nuk mund ta imagjinoni dashurinë time për atë vajzë”.

Ai e përshkruan nënën e fëmijës së tij, viktimën Carolinë, si agresive dhe referuar natës kur ndodhi ngjarja e rëndë ai rrëfeu se 20-vjeçarja i kishte thënë: “pse nuk vdisni ju të dy”.

Babis ka treguar se ishte martuar me Carolinën në 2019 dhe më herët kishin humbur edhe një tjetër fëmijë. Sipas tij që nga ky moment sjellja e Carolinës ndaj tij filloi ë ndryshonte dhe në një pikë kishin rënë dakord për të frekuentuar një psikolog.

“Kur humbëm fëmijën tonë të parë, sjellja e Caroline filloi të ndryshonte. Aty ku gjithçka ishte mirë mes nesh, ajo për ndonjë arsye të rëndësishme ose të parëndësishme filloi të bëhej agresive ndaj meje. Caroline kishte edhe këtë karakteristikë që unë do t’ju tregoj.

Ne mund të kemi qenë mirë gjatë gjithë javës dhe papritur, nga një moment në tjetrin bëhej agresive ndaj meje ose kujtdo që e kishte lënduar atë në atë moment. Pas një ore që do t’i kalonin nervat, ishte në rregull dhe unë po përpiqesha t’i menaxhoja këto veprime të saj. Unë sugjerova të shkonim te një psikolog, ajo pranoi dhe kështu filluam të shkonim për disa seanca”.

Nata e vrasjes

Duke vazhduar dëshminë e tij, i akuzuari tregon dhe momentet e tmerrshme pak para se ai të mbyste gruan e tij dhe ta vinte foshnjën pranë trupit të saj të pajetë.

32-vjeçari shprehet: “Ndërsa isha me Lidyan dhe po luaja me të në divan, ajo desh ra nga divani dhe pastaj bëra një lëvizje për ta kapur në mënyrë që ajo të mos binte. Lëvizja ime ishte paksa e vështirë dhe Lidya u tremb dhe filloi të qante.

Carolina erdhi tek ne dhe filloi të na bërtasë. Nuk më kujtohet saktësisht se çfarë më tha në atë moment, por duke lënë dhomën e ndenjes për t’u ngjitur në dhomën e gjumit mbaj mend që ajo më tha: ‘Pse nuk vdisni ju të dy’. Sigurisht që nuk i kushtova vëmendje, sepse e dija që ajo nuk ishte vetvetja dhe se ajo e tha atë në nervat e sipër. Herën e fundit kur u ngjita me të voglën në krahë, Caroline po përpiqej të flinte, kështu që unë shkova dhe e vura të voglin pranë saj në mënyrë që të mund të flinim të gjithë së bashku”.

“Caroline po bërtiste pse unë i solla asaj të voglën pranë”

Duke vazhduar përshkrimin e tij të tmerrshëm, i akuzuari tha se: “Unë u largova nga Lidya, Caroline hapi sytë dhe filloi të më bërtiste pse i solla asaj të voglën dhe nuk e lashë të flinte. E vogla u zgjua. Pastaj Caroline, në nerva e sipër e kapi foshnjën me të dy duart dhe e hodhi me dhunë në djep.

Më tha: ‘Të thash që nuk e dua këtu?’ Unë përqafova foshnjën dhe i thashë Caroline a je mirë? Ti e qëllove të voglën Lidya dhe ajo m’u përgjigj: ‘Unë do të bëj gjithçka që më pëlqen, do të bëj çfarë të dua’.

Po e mendoja dhe po thosha me vete nëse ajo e bëri këtë tani që edhe unë jam përpara, po nëse nuk jam këtu çfarë do t’i bëjë asaj, a do ta vrasë? Kjo nuk mund të largohej nga mendja ime. Unë u ngjita në dhomën e gjumit edhe një herë për të bërë një përpjekje të fundit. U shtriva pranë saj dhe e përqafova.

Unë i thashë që të merrte të voglën dhe të ngjitej lart dhe ajo u përgjigj: ‘Jo mos e sill të voglën nuk e dua. Në atë moment trupi i saj filloi të tundej dhe po linte krahët e mi. Vazhdimisht e mbaja fort dhe i thoja që e vogla duhej të ngjitej lart për të fjetur. Ndërsa fytyra e saj po dridhej ishte mbi jastëk, goja dhe hunda e saj ishin mbështetur në jastëk dhe unë vazhdova ta mbaja fort në krahë derisa kuptova që Caroline ndaloi së dridhuri.

E gjithë kjo duhet të ketë zgjatur rreth pesë minuta nga koha kur unë e përqafova. E humba. U përpoqa ta zgjoja, e tunda, por kuptova që gjithçka që bëra ishte e kotë. Unë menjëherë zbrita në dhomën e ndenjes për të parë nëse e vogla ishte mirë, pashë se ajo ishte duke fjetur dhe u ngjita përsëri në dhomën e gjumit. Atëherë kuptova se çfarë kishte ndodhur”.

Autori shpërthen në lot pas vrasjes

Pas faljes së tij, i akuzuari pretendon se ai qau dhe se ai menjëherë mendoi për Lidyan që do të rritet pa prindërit e saj. Ajo vazhdon duke thënë: “Atëherë mendova të bëja një përpjekje të fundit në mënyrë që ajo të paktën të rritet me babanë e saj. Mendova ta zhdukja trupin e saj, por ishte e pamundur për mua ta bëja këtë. Vetëm duke e parë, unë qava. Gjëja tjetër që mendova ishte të thosha se dikush tjetër e bëri. Unë do t’i tregoja policisë se grabitës hynë në shtëpi. Isha në panik. Nuk dija çfarë të bëja. Mendova se në mënyrë që të dukesha më e besueshme dhe të besoja se kishin hyrë grabitës mashtrues, do të duhej ta lëndoja qenin. Askush nuk do ta mendonte se mund të dëmtoja një qen. Me dhembje zemre varur zinxhirin e qenit në kangjellat e shkallëve”.

Babis Anagnostopulos përshkroi me hollësi të gjitha veprimet që bëri për të bërë policinë që të besonte që kishte të bënte vërtetë me një grabitje. Ai tregon se si filloi të lidhte edhe vetën.

“Fillova ta lidhja litarin në duar dhe gojë. Pastaj me tel i vura këmbët, duart bashkë me këmbët dhe tërë këtë e lidha në këmbëzat e shtratit. Para se ta lidhja, e mora të voglën nga divani që po flinte dhe e vura në krevatin e dhomës së gjumit, pranë Caroline. “E vogla ishte duke fjetur”, i tha ai policisë.

FOTO GALERI
5/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA