Vicky Safra dhe fëmijët e saj janë tashmë pronarët e bankave J. Safra Sarasin në Zvicër dhe atyre Banco Safra në Brazil.
Vicky Sarfaty sapo kishte mbushur 17 vjeç kur u martua me burrin që do të bëhej një nga bankerët më të pasur në botë. Joseph Safra ishte bankieri hebre, zvicerjano-libanez më i pasur në Brazil, me banka në tre kontinente të botës.
Pesë dekada pas marteses së saj ajo bëhet gardiane e vetme e pasurisë gjigande Safra, e ngritur për rreth 180 vjet në shumë gjenerata, duke u bërë një nga gratë më të pasura të botës.
Djali i saj i madh Jacob, 45 vjeç, drejton operacionet globale të grupit të bankave ndërsa më i riu Davidi 36 vjeçar, drejton kompaninë bankare braziliane. Babai i tyre i cili vuante nga sëmundja e Parkinson kaloi shumë vjet duke i përgatitur për zanatin.
Djali i mesëm Alberto, 41 vjeç, ishte larguar nga bordi i kreditorëve në 2019, por ruajti aksionet në grupin Grupo J. Safra.
J. Safra Sarasin ka kompletuar kohët e fundit blerjen e degëve private të Bank of Montreal në Hong Kong e Singapore, kurse Banco Safra në prill bleu degët e Credit Agricole në Brazil.
Transferimi i pasurisë Safra jashtë linjës familjare të themeluesit, është nga më të mëdhenjtë në histori, por është një tendencë në rritje e shtëpive ultra-të-pasura, që transferojnë pasurinë e përmasave të tilla.
Të afërmit e miliardereve gjermane Petr Kellner e Heinz Hermann Thiele pritet të trashëgojnë më shumë se $25 miliardë pas vdekjes së sipërmarrësve këtë vit.
Në Korenë e Jugut, Hong Ra-hee, gruaja e kreut të ndjerë të Samsung, Lee Kun-hee, po trashëgon më shumë se $7 miliardë.
Vicky Safra ishte martuar në vitin 1969, por që prej vdekjes së Joseph Safra në dhjetor të gjitha aasetet e miliarderit i kanë kaluar të vesë së tij dhe katër fëmijëve, nga të cilat vetëm grupet bankare J. Safra Sarasin dhe Banco Safra në Brazil, llogariten në 90 miliardë dollarë, pa llogaritur qiellgërvishtësin e ri Gherkin në Londër dhe adresën 660 Madison Avenue në New York.
Origjina e bankave Safra gjurmohet në Aleppo, Siri, ku familja krijoi fondin Safra Freres & Cie prej viteve 1840 për financimin e karvanëve tregtarë përmes perandorisë otomane.
Kjo ishte dhe vendlindja e Jacob Safra, i cili transferoi familjen në Brazil në 1953, ku dhe krijoi kompaninë e tregtisë së metaleve, makinerive e lopëve, që më pas prodhuan bankën e tyre. /Bloomberg/
Top Channel