Në Indi vazhdon të bie numri i të infektuarve me koronavirus në nivel ditor. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 62.224 raste të reja dhe 2.542 vdekje.
Kjo njëherit është edhe numri më i ulët i të infektuarve në ditë që nga 30 marsi. Më shumë se 100 mijë të infektuar janë regjistruar në muajin prill, më shumë se 200 mijë më 15 prill, më shumë se 300 mijë më 21 prill ndërsa më 30 prill më shumë se 400 mijë të infektuar. Deri më tani, infeksioni i koronavirusit është konfirmuar tek 29.633.105 persona ndërsa 379.573 persona kanë vdekur si rezultat i virusit.
Në 24 orët e fundit, 107.628 persona janë shëruar në Indi. Në muajin e fundit, numri i të shëruarve ka tejkaluar numrin e të sapo infektuarve, gjë që ka ulur pjesërisht presionin mbi sistemin shëndetësor të vendit. Shkalla e shërimit është rritur në 95.8 për qind ndërsa 865.432 raste të infeksionit janë aktive.
Top Channel