Fshatari britanik mbulon me bajga makinën që i bllokoi hyrjen e fermës (fotot)

17/06/2021 16:57

Shpërndarësit e bajgave duket se morrën hakmarrjen e tyre teksa një furgon Ford Transit ishte parkuar para hyrjes së një ferme, pasi shoferi kishte shkuar “për të pirë një kafe”.

Vendasit thanë se makina bllokonte kalimin e një çisterne 20-ton me fertilizues që duhet të furnizonte fermën. Por kur ata kontaktuan me barin lokal dhe shoferi nuk dukej gjëkundi, zbrazën ngarkesën e tyre të bajgave mbi makinën e tij.

Fermeri që nuk donte të emërohej, tha: “Kemi pasur shumë probleme me parkimet. Në këtë rast ishte shumë keq, hyrja ishte vetëm 3 metra e gjerë dhe çisterna nuk mund të merrte kthesën. Djemtë kontaktuan me barin, por siç u raportua më vonë i zoti i makinës nuk kishte njohur targën e vet kur u thirr”.

Gjithsesi historia kishte mbaruar miqësisht, teksa fermeri nga Wigston, Leicestershire, tha: “Ai nuk e kishte ditur që bllokonte hyrjen në fushat. Kur erdhi dhe e pa furgonin të mbuluar me bajga, pranoi se kishte gabuar. Ne ia pastruam furgonin me ujë me presion dhe më pas të gjithë po qeshim. Ata u kthyen në bar dhe ai u bleu pije djemve”.

Zhvillimi vjen dy javë pasi në një incident të ngjashëm por më të rëndë parkimi, një fermer mori përpara me vinç pirun një makinë që i bllokonte kalimin e fermës në Durham.

FOTO GALERI
5/9
Autori i videos Jeremy Vine shkruante: "Shoferi i kishte bllokuar portën e fermës me makinën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA