Pamjet tragjike/ Momenti kur teleferiku humb kontrollin dhe bie, duke i marrë jetën 14 personave

16/06/2021 14:57

Të dielën e 23 majit, një ngjarje e rëndë u shënua në Itali, pasi rrëzimi i një kabine teleferiku i mori jetën 14 personave, nga 15 që ishin në të.  

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së qendrës së teleferikut Mottarone dokumentojnë faktin se sa afër qendrës ku do zbrisnin pasagjerët ishte kabina e teleferikut, shkruajnë mediet fqinje. 

Shoqëruesi ishte gati të mirëpriste udhëtarët, duke u hapur dyert, kur teleferiku për arsye ende të paqarta, u prish dhe kabina filloi të shkonte pas, drejt luginës, me shpejtësi të çmendur. Po ashtu edhe frenat nuk mbanin, pasi ato ishin bllokuar nga piruni.

Nga kjo tragjedi ka mundur të mbijetojë vetëm një i mitur që në aksident humbi vëllain dhe dy prindërit. Ai tashmë është zgjuar dhe ndodhet ende në spital për shkak se i dihet ende të marrë shërbim mjekësor.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel