Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Holandës për t’i dhënë dritë jeshile hapjes së negociatave të endit tonë me BE-në.
Ai thekson se plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do shoqërojë vendin në këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.
Sipas Metës, duhet të të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave.
“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë. Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi. Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve”, shkruan Meta.
Top Channel