Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik Tajvani është në alarm pas lajmeve se rreth 28 avionë ushtarakë kinezë fluturuan në zonën e tij të mbrojtjes, duke shënuar ndërhyrjen më të madhe ushtarake deri më tani.
Në mesin e këtyre avionëve kishte edhe bombardues bërthamorë. Incidenti vjen pak pasi liderët e NATO-s e shpallen Kinën në samitin e Brukselit një rrezik për sigurinë e paralajmëruan për rreziqet ushtarake që ajo paraqet. Pekini pretendon sovranitet të plotë mbi Tajvanin, një vend demokratik me 24 milionë banorë i cili vetëqeveriset prej më shumë se 7 dekadash.
Edhe pse ishulli e konsideron vetën shtet Sovran, Kina vazhdon ta shohë si një provincë të vetën të shkëputur dhe gjatë këtye muajve të fundit, i ka ngritur temperaturat e konfliktit me fluturime të shpeshta në ujërat mes pjesës jugore të Tajvanit dhe Ishujve Pratas. Kreret e Natos deklaruan dy ditë më parë se veprimet ushtarake kineze përbëjnë një “rrezik sistematik” dhe thanë se vërejnë me shqetësim që Pekini po e zgjeron me shpejtësi arsenalin e tij bërthamor.
Gjatë fundjavës edhe liderët e G7-ës i kërkuan Kinës të “respektojë të drejtat e njeriut”, duke dënuar shkeljet kundër pakicës myslimane ujgure dhe goditjen e aktivistëve pro-demokracisë në Hong Kong. Të dyja këto deklarata, u kritikuan dhe u hodhën poshtë nga Pekini.
Top Channel