Në Open ministrja për marrëdhëniet me parlamentin tha se dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika është një akt i lartë.
I të njëjtit mendim ishte dhe gazetari Enton Abilekaj, i cili tha se veprimi i tij është nxitës për të gjithë politikanët që janë aktive që nga vitet 90’ si Berisha apo Meta.
Spiropali: Vendimi i Ruçit ishte akt i lartë dhe i rallë, i një labi të vendosur që shpresojmë të ndiqet nga të tjerë që ndryshe nga ai i kanë bërë dëme këtij vendi dhe fshihen pas partive të tyre. Ruçi e mbylli me nder karrierën e tij politike. Me daljen e tij ai ka bërë një leksion të rrallë politik.
Abilekaj: Ne kemi një grup politikanësh që ka njëjtën moshë në politikë. Ishte më i vjetri, që arriti kulmin duke u bërë kryetar i kuvendit dhe tani pas kësaj s’kishte ç’të bënte më shumë, megjithatë ai është për tu përshëndetur. Largimi pas fitores është më i vlerësuar se ai pas humbjes. Është një shembull dhe nxitje për të gjithë politikanët e fillimit të viteve 90, për Berishën dhe Metën , që i kanë kaluar këto dhe përsëritin veten.
Top Channel