Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re krokodili gjigant prehistorik që endej lumenjve të Queenslandit në Australi miliona vjet më parë.
Kjo gjetje konsiderohet mjaft e rëndësishme pasi hedh edhe më shumë dritë mbi linjën e evolucionit të zvarranikëve të mëdhenj. Sipas studiuesve, përfshirë Jorgo Ristevski nga Universiteti i Queenslandit, specia e quajtur Gunggamarandu maunala, është “një nga krokodilët më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë” në këtë kontinent.
Emri i tij do të thotë “bosi i lumit, një lloj nderimi ky që i bëhej banorëve të parë të zonës Darling Downs. Në studimin e botuar në revistën Scientific Reports, shkencëtarët analizuan një kafkë të pjesshme të zbuluar në këtë zonë rreth vitit 1875 që ishte mbajtur e sigurt në koleksionin e Muzeut të Queensland për më shumë se njëqind vjet.
Edhe pse madhësia e përgjithshme e zvarranikut nuk mund të përcaktohet bazuar vetëm në analizën e kafkës, shkencëtarët besojnë se Gunggamarandu mund të ketë qenë rreth 7 metra i gjatë. Kafka vetë mendohet se mund të ketë rreth 80 centimetra, dhe duke e krahasuar me atë të krokodilëve të sotëm, nxirret dhe përfundimi për gjatësinë e bosit të lumit. Studimi nuk mund të vlerësonte moshën e saktë të fosileve, por shkencëtarët besojnë se kockat ishin ndoshta dy deri në pesë milion vjet të vjetra.
Top Channel